Hashim Thaçi: Kosova me ushtrinë e vet po punon që të bëhet pjesë e NATO-s dhe të kontribuojë për paqen e stabilitetin në botë

Hashim Thaçi: Kosova me ushtrinë e vet po punon që të bëhet pjesë e NATO-s dhe të kontribuojë për paqen e stabilitetin në botë

Sot në Vatford të Londrës u takuan dhe biseduan shefat e shteteve anëtare të NATO-s, ku edhe u shënua 70 vjetori i themelimit të Aleancës. Me këtë rast kryetari  i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se ushtria e Kosovës po punon për t’u bërë pjesë e kësaj aleance. “Në këtë vit jubilar të NATO-s, në kuadër të të cilit po mbahet Samiti në Londër, në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës shpreh mirënjohje të pakufishme ndaj shteteve anëtare që para 20 vjetëve shpëtuan popullin tonë nga gjenocidi i Serbisë. Edhe në këtë kohë të sfidave dhe rreziqeve të reja për sigurinë globale, misioni i NATO-s në Kosovë është duke bërë punë të shkëlqyer. Kryetari, Hashim Thaçi, ka nënvizuar faktin se “Kosova me ushtrinë e vet të re po punon që shumë shpejt të bëhet pjesë e NATO-s dhe të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin në botë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …