Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur nga Tirana për arrestimin e drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi, nga policia e Serbisë. Pavarësisht se ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj dhe dialoguesja me serbët, Edita Tahiri, kanë paralajmëruar verbalisht të ashtuquajturin reciprocitet me Serbinë, Thaçi u ka bërë të ditur atyre dhe të tjerëve se Kosova, se ai nuk do të lejojë që Policia e Kosovës t’i përgjigjet “arrestimeve me arrestime dhe dhunës me dhunë”. Ai ka deklaruar se institucionet janë duke u koordinuar me autoritetet ndërkombëtare për zgjidhjen e kësaj çështjeje, transmeton lajmi.net. Drejtori i Policisë në rajonin e Mitrovicës është arrestuar me akuza për terrorizëm si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në listën e të akuzuarve nga Serbia dhe të cilët kërkohen nga Interpoli ndodhet edhe Hashim Thaçi dhe rreth 200 pjesëtarë të tjerë të UÇK-së
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …