Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, sot në Këshillin Kombëtar për Integrim Evropian, kërkoi që t’i kushtohet vëmendje e veçantë përfundimit sa më të shpejtë të procesit për liberalizimin e vizave. Ai ka thënë se është e pajustifikueshme gjendja ekzistuese në të cilën qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë të privuar nga e drejta për të lëvizur pa viza në vendet e Bashkimit Evropian, në Zonën Schengen. “Qysh në fillim të dialogut për liberalizimin e vizave jemi ballafaquar me një qasje ndryshe nga Komisioni Evropian në raport me Kosovën, sepse na është kërkuar të zbatojmë dyfish më shumë kritere se vendet tjera të rajonit dhe një metodologji rigoroze të vlerësimit. Por, Kosova si asnjë vend tjetër në rajon ka zbatuar të gjitha kriteret e kërkuara. Por, fatkeqësisht as ky argument nuk qëndron fare, ka thënë presidenti Thaçi, sepse brenda disa javëve, për qytetaret e Gjeorgjisë dhe Ukrainës, Parlamenti i Bashkimit Evropian dhe Këshilli i BE-së do të vendos për heqjen e vizave. Dhe përsëri, presidenti Thaçi ka pyetur: Cilët kufij shtetëror i kanë shënuar këto dy shtete për të cilat BE me entuziazëm pritet të merr vendim për heqjen e vizave? Për të mos u keqkuptuar, Thaçi ka thënë se Kosova i gëzohet çdo vendimi për heqjen e vizave për qytetarët e së cilit shtet, por nuk pranon të diskriminohet në mënyrë të hapur dhe turpëruese nga BE.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …