Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për gazetën më të lexuar zvicerane Blick ka folur për qëndrimin e tij në Zvicër, për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, për rolin e diasporës në forcimin ekonomisë dhe për fazën e fundit të dialogut Kosovë-Serbi. Duke iu përgjigjur pyetjeve të Christian Dorer, kryeredaktorit të këtij mediumi prestigjioz, kryetari Thaçi ka theksuar se më kurrë nuk do të ketë luftë ndërmjet shqiptarëve edhe serbeve nëse arrihet një marrëveshjeje e paqes, e cila mund të arrihet në muajt e ardhshëm. “Kush pengon arritjen e marrëveshjes së paqes, merr mbi supe përgjegjësinë e tragjedive të tjera ndëretnike shqiptaro-serbe e ndoshta edhe më gjerë”, ka paralajmëruar Thaçi. Ai ka folur edhe për ushtrinë e Kosovës, duke thënë se ajo do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në Evropë dhe botë.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …