Hashim Thaçi

Hashim Thaçi: Kurrë nuk e kam përmendur, “Shqipërinë e Madhe”(!)

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se në asnjë deklaratë nuk e ka përmendur krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’. Në një intervistë për agjencinë ‘Beta’, ai vuri në dukje se mungesa e lidershipit dhe vizionit të Bashkimit Evropian hap rrugën për ideologji tjera dhe ndikon në rajon, si nacionalizimi, ekstremizmi dhe radikalizmi politik. “Kjo frymë është e përbërë nga Serbia dhe e mban atë për të shërbyer ndaj interesave të saj për legjitimitetin e Serbisë së Madhe, e cila tani vepron nën hundët e BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Thaçi. Serbia duhet të ndahet nga e kaluara dhe të kthehet në një të ardhme të re. Kjo do të thotë që të heqë dorë nga politika e cila rajonin e sheh si armik”. Ai ka theksuar se Serbia nuk ka reaguar ndaj tij mirëpo ka përsëritur tregimet e vjetra të cilat me dekada kanë manipuluar dhe frikësuar njerëzit.

Politikanët e  sotëm shqiptarë, i druhen madje edhe  shqiptimit të “gogolit” të quajtur, “Shqipëri e Madhe” i druhen më shumë se djallit, sepse regjimet e huaja i kanë mësuar, edukuar e dresuar, që kurrë të mos iu shkojë mendja se mund të krijohet një Shqipëri më e madhe se ajo e Versajës,  e cila ka rreth 28.000 km2. Madje këta shkojnë aq larg sa vetë sintagmën, Shqipëri e Madhe” e quajnë si konstruksion të Serbisë, edhe pse e dinë fare mirë se nuk është  ashtu. Ata e dinë fort mirë se Shqipëria e cunguar e Versajes, është kjo që është, pak më shumë se një çerek Shqipërie. Ata e dinë fare mirë se vetëm Vilajeti i Kosovës, para vitit 1912 kishte hiq më pak se 61.000 km2, sa dy herë Shqipëria e sotme londineze, ku janë pastaj edhe tri ish-vilajetet e tjera, Shkodra, Manastiri dhe Janina….

 

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …