Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë takimit të Këshillit për Komunitete, ka thënë se muri afër urës së Ibrit në Mitrovicë është në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet e Brukselit, në të cilat ai ka qenë negociator i delegacionit të Kosovës. Gjatë takimit ai deklaroi se çështja e murit nuk do të diskutohet as me Serbinë as me Bashkimin Europian, por nuk treguar se a do të rrënohet, apo si gjithnjë krejt kjo si zakonisht do të kalojë me deklarata. Gjatë këtij takimi, Thaçi nuk ka komentuar akuzat që i janë bërë nga familjarët e të pagjeturve dhe opozita për lojërat politike që po i bën duke bërë homazhe te varrezat e serbëve të vrarë në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …