Hashim Thaci

Hashim Thaçi: Na ka ndihmuar Qeveria e Shqipërisë, zyrtarët e Kosovës, pas një viti erdhën për fushatë zgjedhore

Ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi i cili gjendet në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë, i akuzuar gjoja për krime lufte,  ka treguar arsyet pse refuzoi të takohet me zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë dhe zonjën Albulenë Haxhiu. Ata nuk erdhën të interesohen për ne, por donin të përdornin takimin me mua, në kulmin e fushatës elektorale, në Kosovë. Qeveria e Kosovës nuk na ndihmoi. Ata mund të na ndihmojnë me qëndrime publike, por pikërisht nga këto qëndrime na kanë dëmtuar sa kanë mundur. Përveç Qeverisë së Shqipërisë, askush nuk na ka ndihmuar”, i ka thënë, Hashim  Thaçi gazetarit, Filip Çakuli gjatë një vizite që ai me një gazetar tjetër i ka bërë atij, në njëvjetorin e paraburgimit. Çakuli ka thënë se Hashim  Thaçi është i fortë. Ai u shfaq në dhomën e vizitorëve i paprekur nga burgu njëvjeçar, as nga pamje fizike, por as nga informatat e lajmet  për atë çfarë ndodhte jashtë burgut. Ai ndihet mirë me vetveten dhe nuk pret  ndihmë nga askush, përveçse nga koha, e cila i ka mbetur aleati kryesor.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …