Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj deklaratës së Aleksandar Vuçiqit, i cili tha se gjatë inaugurimit të Aeroportit në Stamboll, është larguar flamuri i Kosovës. Thaçi përmes një postimi ka thënë se në Stamboll është nderuar shteti i Kosovës dhe i Shqipërisë. Unë jam krenar me respektin që u bëhet shteteve tona. Beogradi le të krrokasë sa të dojë, ka shkruar Thaçi. Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se gjatë inaugurimit të aeroportit më të ri në Stamboll të Turqisë, kishte kërkuar nga organizatorët që të hiqet flamuri i Kosovës. Lajmi për heqjen e flamurit është shpikje e Vuçiqit me qëllim të caktuar politik, edhe pse Turqia është ndër shtetet e para që e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, qysh në shkurt të vitit 2008.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …