Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se gjatë takimit, në Bruksel, me kryetarin serb Aleksandar Vuçiq do të bëjë përpjekje maksimale që të përafrojë qëndrimet me Serbinë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, ligjërisht obliguese. Pak para këtij takimi në Bruksel, Thaçi ka thënë se me marrëveshje gjithëpërfshirëse nënkupton njohje reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Thaçi ka ripërsëritur se dialogu nuk do të jetë i lehtë dhe se ka pengesa deri në arritjen e kësaj marrëveshje, por ajo është mundësia më e mirë për të ardhmen evropiane të të dyja vendeve. Është mundësi e radhës e organizuar nga Federica Mogherini, Bashkimi Evropian me mbështetjen e Amerikës”, ka thënë Thaçi para gazetarëve para hyrjes në takim. Edhe kryetari i Serbisë ka paralajmëruar se bisedimet nuk do të jenë të lehta, as të favorshme për Serbinë, por ka saktësuar se më mirë është të bisedohet 100 vjet sesa të luftohet një ditë.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …