Kryetari, Hashim Thaçi, është cituar të ketë deklaruar se nëse Gjykata Kushtetuese vendosë në favor të Lëvizjes Vetëvendosje, ai do të mbajë përgjegjësi për dorëzimin e dekretit për mandatimin e Hotit. ”Unë do ta respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të gjitha partitë politike duhet ta respektojnë, shoqëria duhet ta respektojë dhe duket të mësohemi t’i respektojmë vendimet edhe kur nuk na pëlqejnë”. ”Me besim të plotë dhe të rekomandimeve të të gjithë këshilltarëve kam vepruar në këtë drejtim, mendoj që kam të drejtë, por Gjykata Kushtetuese është ajo që e jep verdiktin, jo unë askush tjetër. Nga ana ime çfarë do që të jetë vendimi do të jetë i respektuar. Jam i gatshëm t’i marr përsipër pasojat siç kam qenë i gatshëm t’i marrë përsipër edhe përgjegjësitë me dekretimin e Hotit, jam i gatshëm t’i marrë përgjegjësitë e vendimmarrjes nga Gjykata Kushtetuese”.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …