Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se nisma e deputetëve për Gjykatën Speciale nuk është një kërkesë për të sfiduar gjykatën, por është alternativë, sikurse që kanë edhe vendet e tjera të ish-Jugosllavisë: Kroacia, Bosnja dhe Serbia. Nëse Kuvendi e aprovon atë, unë do ta nënshkruaaj si president. Në këtë intervistë, Thaçi u bën thirrje deputetëve që me urgjencë ta ratifikojnë Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe ta evitojnë izolimin e mëtutjeshëm të Kosovës. Ndërkaq, në lidhje me dialogun me Serbinë, Thaçi shprehet se është i gatshëm t’i prijë edhe fazës finale deri në njohjen reciproke mes dy vendeve. Në pyetjen se ai i preu në besë aleatët ndërkombëtarë nisma e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale? Thaçi ndihem shumë krenar që është kryetar i një vendi me orientimin dhe vullnetin më pro-amerikan në botë, më pro-evropian në Evropë dhe më pro-NATO, madje edhe prej vet vendeve anëtare të NATO-s. Prandaj, diçka e tillë as nuk ka ndodhur dhe as nuk do të ndodhë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …