Hashim Thaçi: Nuk do të ketë rinegocim të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është këshillëdhënës për Qeverinë e Kosovës në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ai ka  paralajmëruar se ky opinion i kushtetueses do të respektohet plotësisht nga Qeveria e Kosovës. Sipas tij, nuk do të ketë rinegocioim të marrëveshjes për bashkësinë e komunave, por që vetëm duhet respektuar opinioni i Kushtetueses për statutin dhe dekretin e Asociacionit. Duke folur lidhur me postin e pretenduar të kryetarit të Kosovës, ministri Thaçi thotë se marrëveshja e koalicionit mes dy partive PDK dhe LDK duhet të respektohet deri në fund. Kjo marrëveshje parasheh që pas skadimit të mandatit të kryetares Jahjaga, në krye të vendit të postohet kryetari aktual i PDK-së, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …