Rexhep Selimi Adem Jashari, Hamze Jashari, Muje Krasniiqi, Xheladin Gashi

Hashim Thaçi nuk e ka takuar Adem Jasharin që nga viti 1992, thotë Rexhep Selimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ish inspektori i SHP të UÇK-së, Rexhep Selimi ka përsëritur fjalët e thëna në seancën e Kuvendit, në të cilën Thaçi u zgjodh kryetar. Duke sqaruar më tej fjalën e tij para Kuvendit,  Selimi ka shtuar se  “Familja Jashari është emblemë e UÇK-së. Nuk është dashur të merrej me shqetësim nëse i them dikujt të dua për kryetar  aq sa të do familja Jashari. I thash se Drenica nuk të mbron kur e ke keq. Më shumë Drenicë se familja Jashari nuk ka. Andaj i thash të dua aq sa familja Jashari për president. Mandej i thash jo si Adem Jashari. E dimë se jo rrallëherë pas vdekjes së Ademit, këta njerëz donin ta privatizonin luftën e Adem Jasharit, ndërsa me të nuk kishin komunikuar nga viti 1992, 1993, ka thënë Selimi. Ata kanë bërë përpjekje të më përçajnë mua me Adem Jasharin, por kurrë s’kanë arritur. Janë përpjekur të përçajnë njerëz, dhe jo rrallëherë kanë provuar ta lënë të izoluar familjen Jashari në Drenicë.  Thaçi nuk e ka takuar kurrë Ademin që nga viti 1992. As që kanë folur. Nuk janë takuar as kur ka qenë bashkë të dy në Kosovë. E di se nuk janë takuar kurrë. Unë jam ndarë me Adem Jasharin një ditë para se të sulmohej. Selimi ka komentuar edhe deklaratat e Gani Gecit, ndonëse ka thënë se nuk e merr seriozisht atë. “Ai është vrasës i së paku dy vrasjeve që i ka pranuar”, ka thënë Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …