Hashim Thaçi nuk e përfaqëson unitetin e popullit dhe nuk duhet të zgjidhet kryetar

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke folur për mediet është cituar të ketë deklaruar se kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi nuk e përfaqëson unitetin e popullit dhe  nuk duhet të zgjidhet kryetar. Ai ka veçuar me këtë rast se protesta e së shtunës do të jetë masive dhe opozita nuk do të ndalet deri në dorëheqjen, rrëzimin e Qeverisë, apo mbajtjes së  zgjedhjeve  të parakohshme. Haradinaj ka thënë se kundër Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe dhe kundër asaj për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi tashmë nuk janë vetëm tri subjektet opozitare dhe përkrahësit e tyre, por janë edhe shumë qytetarë të tjerë të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …