Hashim Thaçi

Hashim Thaçi: Partnerët tanë ndërkombëtarë 100 për qind e përkrahin formimin e Ushtrisë së Kosovës

Në debatin e organizuar nga Qendra për Kërkim dhe Politikë të Sigurisë, Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ndërkombëtarët e përkrahin 100 për qind krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Për krijimin e Ushtrisë është në një situatë të ngjashme me atë të shpalljes së Pavarësisë dhe krijimi i Ushtrisë do t’i ketë mbi 100 vota në Kuvendin e Kosovës. “Nisma është në përputhje me kërkesat kushtetues dhe legale të Kosovës. Aspiratën për ushtri e kemi bërë të qartë shumë kohë më parë dhe kemi marrë përkrahjen nga shtetet aleate të Kosovës”, ka thënë Thaçi.

 “Transformimin e bën të nevojshme edhe zhvillimet në rajon, ngurrimi i BE-së për zgjerim për Ballkanin Perëndimor ka bërë që të lëkundet stabiliteti në rajon. Pavarësisht që kemi nisur procesin e normalizimit, Serbia nuk është pro paqes, por është burim i nacionalizmit dhe kërcënim për gjithë rajonin”, ka shtuar Thaçi, i cili thotë se nuk mund të bind serbët e Kosovës që të votojnë për Ushtrinë, por sipas tij këtë mund ta bëjnë ndërkombëtarët. “Unë nuk mund ta bind Beogradin që t’i bind serbët e Kosovës, por bashkësia ndërkombëtare ndoshta mund ta bëjë këtë”, ka thënë veç të tjerash Thaçi në këtë debat.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …