Kryetari, Hashim Thaçi bëri të ditur Marrëveshjen e arritur me palën malazeze për Demarkacionin

Hashim Thaçi: Po përhapen dezinformata të qëllimshme lidhur me pritjet se çka do të sjellë Gjykata Speciale

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi në një  debat të organizuar nga disa OJQ, duke folur lidhur me temën: “Perceptimi publik i Gjykatës Speciale të Kosovës: rreziqet dhe mundësitë”, ka theksuar se ekzistojnë dezinformata, pritje joreale, keqinformime  të qëllimshme, lidhur me pritjet se  çfarë është dhe çka  do të sjellë Gjykata Speciale. “Në rrethana të tilla, vështirë se Gjykata Speciale do të mund të arrijë të bëjë atë që synon, të forcojë ndjenjën e drejtësisë për viktimat e luftës, por edhe për të gjithë ata që janë angazhuar dhe vazhdojnë të angazhohen për drejtësi dhe barazi para ligjit për të gjithë. Kryetari Thaçi ka thënë se e drejta për drejtësi, ka pasur dhe ka pesë mekanizma që kanë vepruar në Kosovë tashmë e dy dekada me mandat ekzekutiv ndërkombëtar, gjyqet e UNMIK-ut, Tribunal i Hagës, EULEX-i dhe tani Gjykata Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …