Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar së Serbia është duke kërcënuar me destabilizimin e Kosovës. Në një intervistë për “Dojçe Vele”, ka thënë së rusët janë duke i armatosur serbët në veriun e Kosovës. “Serbia është duke shfrytëzuar stilin, metodat dhe format ruse sikur në Ukrainë. Dhe atje janë futur edhe rusë, të cilët janë duke bashkëpunuar ngushtë me Beogradin dhe janë duke përgatitur njësi paramilitare, ende pa uniforma, por të armatosur me armë moderne të dorës. Kjo po bëhet direkt nga autoritetet e Beogradit. Unë e kam ngritur këtë shqetësim edhe në BE dhe heshtja e tyre është shqetësuese. Një vonim i tillë ka ndodhur dikur edhe në Bosnje në vitet ‘90-ta, një heshtje e tillë ka ndodhur edhe në Kroaci dhe Kosovë dhe i kemi parë pasojat. Ndaj BE-së duhet të kujtojë sjelljet e Beogradit nga kohërat e mëparshme, të cilat nuk dallojnë nga ato të sotmet”, ka deklaruar Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …