Hashim Thaci

Hashim Thaçi si Shën Pjetri: -“Jo, për Zotin, moj aman, s’jam e s’jam!”

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndërruar tërësisht qëndrimin e tij lidhur ne Gjykatën Speciale. Ai, tani deklaron se pavarësisht se kjo  është një padrejtësi që i bëhet Kosovës,  ligji për Gjykatën Speciale nuk do të shfuqizohet. Thaçi madje saktëson se nuk është vetëm vlerësimi i tij,  por një vendim përfundimtar i  Kosovës. “Gjykata Speciale nuk mund të shfuqizohet dhe nuk do të shfuqizohet. Ky është qëndrim i shtetit të Kosovës, tha ai, ashtu sikur kishte thënë edhe për formimin Ushtrisë së Kosovës, por edhe për raste të tjera. Kryetari Thaçi i ka kuptuar më së miri porositë e Makiavelit. Vlen vetëm deklarata ime e fundit, kjo e sotmja, mos më pyesni për të djeshmen, madje as për Shën Pjetrin…

 

 

Fan Noli: Shën Pjetri Në Mangall

 

Fryn’ e çfryn veriu,

Ngrin, mërdhin i ziu

Dhe mangallit i afrohet

Që të ngrohet.

 

Krishtin brënda e gjykojnë

Dhe pas ligjës e dënojnë,

E goditin dhe e shtyjnë,

E pështyjnë.

 

S’del askush që t’a shpëtonjë,

Roma do t’a kryqësonjë,

Triumfon Legaliteti

Dhe Laneti.

 

Kur e rrahin dhe e tallin

Pjetri ngulet mbi mangallin;

Kur e pa, u-koll këndezi

Nga qymezi.

 

Dhe një shërbëtore i tha:

-Je dhe ti një nga ata!”

Po Shën Pjetri proteston,

E mohon.

 

Kruspull mbi mangallin mblidhet,

Po djek dorën dhe përdridhet;

Se ç’këndon bandill këndezi

Nga qymezi:

 

– S’ka e s’ka si heroizma,

Edhe si idealizma,

Po kur dimër del behari

S’ka si zjarri.”

 

-“Nga ata je!”- thot’ ajo,

E mohon Shën Pjetri: -“Jo!

As e njoh, as e kam parë,

Moj e marrë!”

 

Kruspull mbi mangallin mblidhet,

Po djek mjekrën dhe përdridhet;

Se ç’këndon bandill këndezi

Nga qymezi:

 

“Shkab’ e shkëmb me poz’ e fjalë,

Se ç’na dolle shkrumb e galë,

Në je trim këtu tregoje,

Shko shpëtoje.”

 

Thot’ajo: -“Je, mos gënje!”

Pjetri e mohon me be:

-“Jo, për Zotin, moj aman,

S’jam e s’jam.”

 

Kruspull mbi mangallin mblidhet,

Po djek gjuhën dhe përdridhet;

Se ç’këndon bandill këndezi

Nga qymezi:

 

-“Simon Pjetër, Bar Jona,

Kështu ndahet kjo dynja:

Kryqi andej, këtej buxhaku

Dhe allçaku.

 

Se ç’ e dogje, se ç’ e fike,

Gjel me gjëmb’ e këng’ armike.

Dhe ndërgjegjen se ç’ ia çpove,

Se ç’ia zgjove.

 

Se ç’vajton Shën Pjetri hidhur,

Lesh-lëshuar, duar-lidhur,

Tri her’ e mohoj pa gdhirë,

Faqe-nxirë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …