Në fillim të ceremonisë së emërimit zyrtar në postin e kryetarit të Kosovë, Hashim Thaçi, sot në Sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës ka bërë betimin para ish kryetares Atifete Jahjaga. Gjatë pranimit të Kushtetutës ai është zotuar se do të jetë rojtar i Kushtetutës së Kosovës, ndërkohë që ka falënderuar ishkryetaren, Atifete Jahjaga për punën e shkëlqyeshme, që sipas tij ajo ka bërë për pesë vite, aq kohë sa ka qëndruar në krye të shtetit . “E nderuar presidente do ta ruajë dhe do ta kultivoj kushtetutën e Republikës së Kosovës mbi bazën elementare në unitetin politik. Zotohem para jush dhe institucioneve te vendit se do të jem rojë i kushtetutës” tha Thaçi.
