Thaçi

Hashim Thaçi: Themelimi i ASK-së do të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës

Kryetari, Hashim Thaçi  tha se Kosova do t’i kryejë të gjitha obligimet nga marrëveshjet  të cilat janë nënshkruar në Bruksel. “Themelimi i ASK-së do të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Kosova vazhdon të jetë e interesuar për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare. Po i kalojmë ditët e nxehta të verës dhe debatet po bëhen gjithnjë më dinamike dhe produktive, e kjo është një gjë e mirë”, potencoi Thaçi. Ai  përsëriti edhe njëherë se procesi i dialogut Kosovë-Serbi është i vështirë, i rëndë por si domosdoshëm. Dialogu ka vetë një qëllim thelbësorë arritjen e marrëveshjes ndërshtetërore për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, tha ndër të tjera, Hashim  Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Më 14 dhjetor 1998

RKL: “Ta çlirojmë Kosovën, ta nderojmë Shqipërinë”, në përkujtim të Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve që ranë më 14 dhjetor 1998

Sot në përvjetorin e rënies heroike, përkujtohet komandant Mujë Krasniqi, 42 dëshmorët e rënë më …