leoni

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, sot është nisur për në SHBA, ku do të ketë takime zyrtare në Iowa dhe New York

Hashim Thaçi thotë se banorët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit janë më të diskriminuarit në Evropë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk mund t’i vizitojë komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, ngase autoritetet serbe e mbajnë në fuqi dënimin kundër tij.  Jam i dënuar në mungesë nga Serbia. Atë dënim Serbia nuk ma ka falur kurrë dhe as unë nuk e kam kërkuar atë falje. Unë nuk mund t’ia mësyj kufirit dhe të ballafaqohem fizikisht me policinë e Serbisë”, tha Thaçi. Aktualisht, rrethanat janë të atilla që Beogradi nuk e sheh të dobishme e as të arsyeshme prezencën time atje. Nuk e kam bërë kurrë kërkesën, por e imagjinoj sjelljen e tyre. Por, pavarësisht nëse e vizitoj apo jo, unë do të punoj ngushtë me përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Banorët e atjeshëm janë banorët më të diskriminuar në Evropë. “Kosova nuk është vetëm  e Hashim Thaçit dhe atyre  që nuk mund të shkojnë në Serbi, sepse ishin bartës të luftës çlirimtare. Por, mendoj se ata që mund ta vizitojnë, mund ta bëjnë këtë pa pasur asnjë pasojë”, tha kryetari  i Kosovës pas takimit me përfaqësuesit e komunave Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …