leoni

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi: Sot i nderojmë dëshmorët e betejës së lavdishme të Junikut

Hashim Thaçi: Turqia në Ballkanin Perëndimor është një lidhje natyrale e bazuar në rrethanat historike

Në një intervistë për Magazinën franceze, “Politique internacional”, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur edhe për pesë vendet e BE-së që nuk e njohin shtetin e Kosovës, për ndërmjetësimin e saj në dialogun e Kosovës me Serbinë, për ndikimin që Franca mund të ketë dhe ndikimin që Turqia ka tani në Ballkanin Perëndimor. Duke folur për marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së, Thaçi ka thënës se ato  janë marrëdhënie mes tyre dhe nuk më takon që të komentoj ketë situatë aktuale. Mund të them që Turqia ka shprehur dëshirat e saja me dekada që të integrohet në BE. Kur flasim  për ndikimin e Ankarasë në Ballkanin Perëndimor është një lidhje natyrale e bazuar në rrethanat historike, që një pjesë e qytetarëve të Ballkanit, por edhe të Kosovës kanë lidhje me Turqinë. Shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë qenë pjesë e Turqisë osmane për 5 shekuj me radhë, kurse sot Turqia është një investues i rëndësishëm në rajon. Për çfarë arsye ne duhet të mbajmë krahun e njërës apo tjetrës palë? Unë refuzoj nëse Kosova obligohet të bëjë një zgjedhje të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …