Kryetari i PDK-së, zëvendëskryeministri dhe ministri i punëve të jashtme, Hashim Thaçi, i votuar nga Kuvendi në postin e kryetarit të Kosovës, ka dhënë dorëheqje nga postet e tij të deritanishme. Në 2 dokumente të publikuara nga mediet sqarohen dorëheqjet e tij nga funksionet aktuale në PDK dhe qeveri të Kosovës. Dorëheqjet janë ofruar pasi që kryetari i Kosovës nuk ka të drejtë të ushtrojë poste të tjera publike gjatë kohës që do të ushtrojë këtë pozitë.
