Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka i është bashkuar marshimit simbolik Mitrovicë – Xërxë – Kukës. Ai ka thënë së 19 vite më parë, qytetarët e Kukësit na strehuan, pasi forcat serbe na larguan prej trojeve tona dhe kjo kohë na e rikujton dhimbjen tonë, tragjedinë, por edhe mikpritjen e qytetarëve të Kukësit. “19 vite më parë, qytetarët e Kukësit na strehuan, pasi forcat paramilitare serbe na larguan dhunshëm prej trojeve të të parëve. Edhe këtë vit, marshimi simbolik Mitrovicë – Xërxë – Kukës na e rikujton dhimbjen tonë, tragjedinë, por edhe mikpritjen e qytetarëve të Kukësit të vogël me zemër të madhe. Faleminderit Kukës!”, ka shkruar Haskuka.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …