Haskuka

Haskuka: Nuk jemi popull “sui generis”, por jemi popull normal, si çdo popull tjetër në botë!

Profesori universitar dhe ish deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, ka thënë se nuk jemi popull “sui generis”, por jemi si të gjithë popujt dhe kombet e tjera të globit dhe kemi shumë të drejtë për vetëvendosje, për të shprehur qëndrimet dhe mendimet ndryshe në mënyrë të hapur dhe në sheshe. ”Me gjithë individualitetin e domosdoshëm në familjen e popujve, ne nuk jemi popull “sui generis”, por jemi popull normal që jep e merr me universalen, si çdo popull tjetër në botë. Prandaj mendoj që duhet të kemi të drejta të barabarta me të gjithë, pra edhe të drejtën për vetëvendosje. Si aktivist për vetëvendosje besoj që qytetarët dhe populli kanë të drejtën e madje edhe monopolin për sheshet dhe rrugët e qyteteve të republikës. Në sheshe ata mund të protestojnë, mund të manifestojnë, mund të festojnë – përvjetorët, qëndrimet, mendimet, besimet e tyre… Kushdo që është kundër popullit në sheshe, ai është për politika imponuese, pra për diktate, ngase vetëm me diktat mund të largosh popullin nga sheshet. Pra të jesh kundër popullit në shesh në çfarëdo forme është të jesh kundër vetëvendosjes si koncept dhe ideal”, ka theksuar Haskuka.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …