leoni

Haskuka: Servilizmi mospuna dhe korrupsioni na kanë lënë si vrimë të zezë në Evropë dhe vendi ka mbetur pa liberalizim vizash

Haskuka: Servilizmi mospuna dhe korrupsioni na kanë lënë si vrimë të zezë në Evropë dhe vendi ka mbetur pa liberalizim vizash

Profesori universitar njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes Mytaher Haskuka ka thënë së si shkak i mos punës servilizmit dhe korrupsionit kemi mbetur si vend i izoluar. Ai ka reaguar me anë të një postimi me ç’rast ka thënë së: “Kosova është vendi i vetëm në Evropë që ka mbet pa liberalizim vizash, kjo për shkak të mospunës dhe korrupsionit të qeveritarëve. Së fundi gjithë mospunën, krimin dhe korrupsionin e qeverive në 17 vite të fundit po mundohet me u barazu me një demarkacion. Kjo është e padrejtë dhe më shumë e reflekton mentalitetin servil skllavërues sesa gjendjen aktuale. Si e shpjegojnë këta servil se si arriti liberalizim Mali i Zi pa e pas demarkacionin me Kosovën? Apo si Ukraina e Gjeorgjia e përfunduan liberalizimin pa pas shtrirje në gjithë territorin dhe pa pas kufij të definuar? Pra, e gjitha ka të bëjë me atë se sa e përfaqëson Qeveria interesat e qytetarëve dhe sa i mbron interesat e shtetit përballë faktorit ndërkombëtar? Përndryshe sa më të korruptuar aq më servil që janë, dhe aq më pak i mbrojnë interesat e qytetarëve të Kosovës. Pra servilizmi, mospuna dhe korrupsioni na kanë lënë si vrimë të zezë në Evropë. Po kjo situatë nuk tejkalohet me më shumë sevilizëm si po na sugjerojnë “ekspertët”, por me më shumë punë, aktivizëm dhe dinjitet. Sa më parimor që jemi në mbrojtje të interesave të shtetit, aq më funksional do të jetë shteti, aq më shumë respekt do të kemi nga bashkësia ndërkombëtare”, ka theksuar Haskuka.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …