Fakti se provohet të fshihet se Havzi Nela kishte vrarë me revole policin e sigurimit që kishte shkuar për ta arrestuar, flet se Havzi Nela, ishte kriminel, i cili edhe të kishte shkruar poezi, pasi ishte regjimi ai, që paraprakisht e kishte shkolluar dhe e kishte bërë mësues. Mundësia që ai gjatë qëndrimit ilagal në Kosovë, në fillim të vitit 1958 të ishte paraqitur me emrin Hilimi Nela, ka shumë gjasa, por nuk ka dokumente që e vërtetojnë këtë fakt. Megjithatë, hulumtimi që i kam bërë këtij rasti hedh dritë mbi disa dyshime ende të pavërtetuara…
Një dokument gjyqësor i vitit 1958 i Gjykatës së Qarkut të Prishtinës, zbulon rastin e Hilmi Nelës, agjent i regjimit të Enver Hoxhës, i cili gjoja ishte dekonspiruar dhe pas ndihmës që i kishin afruar katër shqiptarë njëri nga Suhadolli tre nga Ribari i Madh dhe një fshati Dulhe ishte mbajtur ilegalisht dhe po ilegalisht e kishin dërguar deri në kufi të Shqipërisë, nga pjesa kufitare e Dragashit ku ai në janarin me borë dhe acar kishte kaluar kufirin pa u vënë re nga rojat e dhe sigurimi i UDB-së. Pasi dikush kishte denoncuar rastin, një vit më vonë organet e UDB-së më 23 shkurt të vitit 1958 arrestojnë Mustafë Kadri Bebën, Hamit Sejdi Bebën dhe Behxhet Graiçevcin, nga fshati Ribar i Madh, pak më vonë ishin arrestuar edhe Zylfi Hashani nga fshati Suhadoll i Lypjanit dhe dhe Salih Çatani nga fshati Duhle i Therandës, ish Suharekë.
Dy ditë më vonë më 25 shkurt ishin marrë nën hetime dhe ishin torturuar mizorisht edhe Ali Emin Qeriqi nga Krojmiri, mik i Mustafë Kadri Bebës dhe kushëriri i tij Rizah Veli Graçevci. Këta shtatë vetë akuzoheshin se e kishin mbajtur i kishin dhënë bukë e rroba, ia kishin blerë një pushkë dhe me konspiracion të thellë ia kishin mundësuar ikjen pa u zbuluar nga UDB-ja. Për në Shqipëri e kishin përcjellë, Mustafë Kadri Beba dhe Salih Sahit Çatani, vëlla i Sadri Çatanit, luftëtarit më të përkushtuar të NDSH-së, i cili asokohe sapo ishte liruar nga Burgu i Nishit.
Hilmi Nelës, sikur shkruan në dokumentet gjyqësore dhe me emër të tillë e kanë njohur edhe pesë shqiptarët që e kishin mbajtur ilegalisht, ia kishin blerë një pushkë dhe e kishin dërguar po ilegalisht deri në kufi, nuk dihet më asgjë për të në Kollovoz, në Shqipëri as në Kosovë. Por më 26 prill, të vitit 1967, dhjetë vjet më vonë personi i quajtur, Havzi Nela me bashkëshorten, Lavdie ikin nga Shqipëria dhe vendosen në Prizren.
Nga studimi që i kam bërë këtij rasti del se Havzi Nela, ishte Hilmi Nela, i tillë sikur iu kishte paraqitur atyre që ia kishin shpëtuar jetën dhe ngatërrimi i emrit nxjerrë në sipërfaqe fakte të besueshme e jo hamendësime. Trajta e Emrit Hilmi apo edhe Elmi e Ilmi është e përhapur kudo ndër shqiptarë, po ashtu edhe trajta Hivzi, por jo edhe Havzi sepse nuk ka as analogji të tilla.
Sipas të gjitha gjasave ai nuk e kishte treguar emrin e vërtetë, ose iu kishte paraqitur me trajtën Hilmi miqve që e kishin shpëtuar nga UDB-ja, për arsye të mos dekonspirimit, meqë në rastin konkret mund të ndodh se ai kishte qenë agjent i dyfishtë.
Në bisedat dhe intervistat e tij Havzi Nela ka treguar për arratisjen, por edhe për çka e kishte kthyer UDB-ja, e cila zakonisht i mbante të gjithë ata që iknin nga Shqipëria dhe nuk ishin pak në numër ata që kishin ikur dhe jetonin në Kosovë por nëpër Jugosllavi. Po ashtu ai nuk flet për vitin 1958, as e përmend faktin se me emër të tillë kishte jetuar një kohë ilegalisht, ishte trajtuar vëllazërisht nga shqiptarët atdhedashës, që nuk kishin lejuar që një njeri në shërbim të Enver Hoxhës, që binte në duart e UDB-së jugosllave.
Në janar të vitit 1958, i instruktuari i regjimit të Shqipërisë, Hilmi Nela nga Kollovozi i Kukësit ndodhej në rrethin e Lypjanit.
Duke qenë me origjinë nga Luma ai kishte mësyrë shtëpinë e Shemë Hashanit, një familje e njohur lumjane, familje nomade baritore, e cila ishte vendosur në fshatin Suhadoll të Lypjanit qysh në vitet 30 të shekullit XX. Shemë Hashani ishte një burrë i besës, i nderit dhe i zakonit. Në përpjekjen e tre serbëve për t’ ia dhunuar familjen, ai me bijat e tij kishte vrarë dy serbë dhe kishin plagosur një tjetër. Pavarësisht se regjimi i Mbretërisë serbe ishte thellësisht antishqiptar, kishte konstatuar me të drejtë se familja ishte sulmuar dhe Shemë Hashanin e mbajnë në burg vetëm gjashtë muaj. Ai ishte liruar për shkak se kishte mbrojtur nderin dhe jetën e familjarëve.
Në popull njihej si autoritet e veçantë dhe kishte lidhur miqësi me familje të njohura të fshatrave rreth Lypjanit.
Në janar të vitit 1958 i troket në derë lumjani, Hilmi Nela, agjent i regjimit të Shqipërisë. Shemë Hashani duke qenë kundërshtar i regjimit komunist jugosllav të kohës, pranon ta strehojë për një kohë, dhe fillon të gjejë mundësi për ta depërtuar përtej kufirit, meqë supozohej se Hilmi Nela ishte dekonspiruar dhe ndiqej nga UDB-ja. Ai kontakton me Mustafë Kadri Bebën e Ribarit të Madh dhe pas pak Mustafa pranon ta strehojë në shtëpinë e tij, me qëllim që sa më parë ta ndihmojë për t’u kthyer në Shqipëri.
Për strehimin e tij dinin edhe Hamit Graiçevci, Behxhet Graiçevci e disa familjarë të tij. Mustafa e kishte njoftuar edhe kushëririn Rizahun si dhe Ali Emin Miftarin nga Krojmiri, që ishte dhëndri i Mustafës. Ai përmes disa miqve besnikë organizon ikjen dhe arrin ta dërgojë në Shqipëri. Njëri nga kushërinjt ishte dekonsipuar mendjelehtësish dhe organet e UDB-së më 23 shkurt të vitit 1958 arrestojnë Mustafë Kadri Bebën, Hamit Sejdi Bebën dhe Behxhet Graiçevcin.
Pasi i shtrojnë në tortura, të tre pranojnë se e kanë mbajtur ilegalisht Hilmi Nelën, ndërsa Mustafa pranon se ka organizuar dhe realizuar ikjen e tij në Shqipëri, pasi mendodnte se Hilmi Nela ndiqej nga UDB-ja.
Në vendimin e arrestimit të datës 24 shkurt 1958, (shkruar të gjuhën serbe) ishte lëshuar vendimi për mbajtje në arrest të Mustafë Kadri Bebës, Hamit Sejdi Bebës dhe Behxhet Graiçevcit, i cili pas pak ditësh ishte liruar. Mustafë Beba, Graiçevci ishte akuzuar për marrjen përsipër dhe depërtimin e Hilmi Nelës në Shqipëri, ndërsa Hamit Graçevci për dhënie ndihmë gjatë ikjes. Me atë rast ishin marrë nën hetime edhe Rizah Veli Graiçevci, Ali Emin Miftari, nga Krojmir, të cilët ishin rrahur brutalisht meqë nuk kishin pranuar se kishin ditur për strehimin. Pasi i kishin mbajtur në burg shtatë ditë të dy i kishin liruar meqë nuk ishte dëshmuar sae ata kishin ndihmuar arratisjen e ‘spiunit” të Shqipërisë, por vetëm kishin ditur për strehimin e tij në fshatin Ribar i Madh, në Shtëpinë e Mustafë Kadri Bebës.
Në arsyetimin e vendimit, nr, 128, lëshuar nga Sekretariat i Punëve të Brendshme, dega në Lypjan thuhet se Hamit Graiçevci ka mbajtur në shtëpinë e tij dhe së bashku me Mustafë Graiçevcin dhe Behxhet Graiçevcin e disa të tjerë kanë strehuar dhe i kanë mundësuar të ikë për në Shqipëri “spiunin” Hilmi Nela. Për shkak se i kishin bërë të mundur kalimin në Shqipëri, sikur thuhej në aktgjykim të një spiuni të regjimit të Enver Hoxhës, Mustafë Kadri Beba ishte dënuar një vit e gjysmë burg, Salih Çatani ishte dënura një vit, ndërsa me nga gjashtë muaj ishin dënura, Hamit Sejdi Graiçevci, Behxhet Isuf Graiçevci, i liuar para kohe dhe Zylfi Vehap Hashani.
Ja si paraqitet rasti i ikjes së dytë për në Jugosllavi i botuar në Vikipedia.
Havzi Nela kontrollohej vazhdimisht, u mor në paraburgim shumë herë, dhe kufizohej mbi llojin e punës që mund të bënte dhe se ku ai mund të jetonte. Pasi u lexoi nxënësve të tij poemën “Shko dallëndyshe” shkruar nga Filip Shiroka, Havzi Nela, me gruan e tij, Lavdie, rrezikuan jetët e tyre duke marrë rrugën për të kaluar kufirin në Kosovë më 26 prill, 1967. Ndërsa kalonte vijën kufitare, ai shkroi në një copë letre, “Lamtumirë, atdhe i dashtun, po të la, por zemërplasun …” dhe e vendosi në degën e një peme lajthie që ta gjenin rojet e kufirit.
Një fat më tragjik do ta ndjekë atë në Kosovë. Ushtarët jugosllav i vunë në prangat Havzi Nelës dhe së bashku me gruan e tij, i burgosën në burgun e Prizrenit. Më 6 maj, 1967, jugosllavët i kthyen Havziun dhe Lavdien në pikën kufitare të Morinës, në këmbim të atdhetarëve shqiptarë nga Kosova që qeveria komuniste e Enver Hoxhës ia dorëzonte policisë sekrete jugosllave, UDB.
Më 22 maj, 1967, poeti u dënua me pesëmbëdhjetë vjet burg për kalimin në Kosovë. E gjithë pasuria e tij u konfiskua. Gruaja e tij u dënua me dhjetë vjet burg. Poeti kurrë nuk u pajtua me diktaturën dhe marionetat e tij në burgje.
Ja se me çfarë mashtrime gënjeshtra merren biografët e sotëm të Havzi Nelës.
Shkak për ikjen e tij paska qenë shpjegimi para nxënësve i poemës, (poezisë) “Shko Dallëndyshe të Filip Shirokës, e cila jo vetëm që nuk ishte e ndalura por ishte në të gjitha tekstet shkollore të letërsisë dhe mësohej e recitohej kudo në shkollat e Shqipërisë, më vonë edhe në Kosovë etj. Po të ishte pak më i mençur biografi anonim i Vikipedias do të kishte thënë e ai ka recituar një poezi të Gjergj Fishtës, apo të ndonjë poeti tjetër të ndalur, gjasat për të qenë i ndjekur do të kishin qenë më të besueshme.
Nuk ka rast që ikja nga Shqipëria të jetë dënuar me 15 vjet burg, por biografët gënjeshtarë nuk citojnë asnjë rresht të aktgjykimit të tij, as të dekonspirimit se ishte agjent jugosllav pasi kishte pranuar edhe vetë. Nëse shkruesi gjithsesi anonim do të kishte fakte do t’i citonte datat dhe materialet gjyqësore. Ai madje nuk ka dhënë asnjë shënim se Havzi Nela, në vitin 1988 e vrau me revolverin e tij policin që kishte shkuar për ta arrestuar dhe ajo qe vepra kriminele për të cilën edhe ishte dënuar me vdekje.
…
Shkruesi në Vikipedia nuk shënon fare faktin se Havzi Nela kishte vrarë policin e sigurimit, që kishte shkuar për ta përjellë në burg, pasi kishte kryer pushimin… Për këtë vepër krimi kundër policit të Shtetit e të tjera, ishte dënuar me varje, dhe jo sepse kishte shkruar poezi, sikur shkruajnë manipuluesit e mashtruesit e shumtë të pacipë e të pa karakter
Havzi Nela lindi më 20 shkurt 1934 në fshatin Kollovoz të rrethit të Kukësit. Ai mbaroi shkollën fillore dhe të mesme, ndërsa jetojnë në varfëri ekstreme.[1] Qysh në shkollë të mesme u shfaqën kundërshtitë e tij të para ndaj padrejtësive të regjimit komunist. Më pas ai filloi studimet në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës (sot Universiteti Luigj Gurakuqi), por u përjashtua si element destruktiv për bindjet e tij. Pas shumë vështirësish, ai gjeti një punë si mësues në shkollën fillore të Planit të Bardhë, një fshat i vogël në rrethin e Matit. Ai u dëbua edhe nga ky fshat për shkak të aktivitetit të dyshimtë – u lexonte nxënësve poemat e tij. Më pas ai arriti të përfundojë Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës me korrespondencë. Ai punoi si mësues në fshatra të ndryshme të tilla si Kruma, Lojma, dhe Shishtaveci deri në vitin 1967, kur ai u transferua në Topojan. Topojani ishte vendi ku filluan ngjarjet më dramatike të poetit dhe familjes së tij. Havzi Nela kontrollohej vazhdimisht, u mor në paraburgim shumë herë, dhe kufizohej mbi llojin e punës që mund të bënte dhe se ku ai mund të jetonte. Pasi u lexoi nxënësve të tij poemën “Shko dallëndyshe” shkruar nga Filip Shiroka, Havzi Nela, me gruan e tij, Lavdie, rrezikuan jetët e tyre duke marrë rrugën për të kaluar kufirin në Kosovë më 26 prill, 1967. Ndërsa kalonte vijën kufitare, ai shkroi në një copë letre, “Lamtumirë, atdhe i dashtun, po të la, por zemërplasun …” dhe e vendosi në degën e një peme lajthie që ta gjenin rojet e kufirit. Një fat më tragjik do ta ndjekë atë në Kosovë. Ushtarët jugosllav i vunë në prangat Havzi Nelës dhe së bashku me gruan e tij, i burgosën në burgun e Prizrenit. Më 6 maj, 1967, jugosllavët i kthyen Havziun dhe Lavdien në pikën kufitare të Morinës, në këmbim të atdhetarëve shqiptarë nga Kosova që qeveria komuniste e Enver Hoxhës ia dorëzonte policisë sekrete jugosllave, UDB. Më 22 maj, 1967, poeti u dënua me pesëmbëdhjetë vjet burg për kalimin në Kosovë. E gjithë pasuria e tij u konfiskua. Gruaja e tij u dënua me dhjetë vjet burg. Poeti kurrë nuk u pajtua me diktaturën dhe marionetat e tij në burgje. Më 8 gusht, 1975, atij iu shtuan edhe tetë vjet në burg, sepse konsiderohej një armik i zjarrtë i Partisë dhe popullit. Më 19 dhjetor, 1986, ai u lejua tën dalë nga burgu, por vetëm për një kohë të shkurtër. Më pak se një vit më vonë, më 12 tetor, 1987, ai u arrestua dhe u dërgoi internua në fshatin Arrën. Më 24 qershor 1988, Gjykata e Lartë e Shqipërisë të përbërë nga gjyqtarët komunistë Fehmi Abdiu, Vili Robo dhe Fatmira Laskaj e hodhi poshtë kërkesën Lavdie Nelës kundër dënimit burrit të saj me vdekje.[2] Gjykata vendosi që Havzi Nela të dënohej me varje. Miratimi përfundimtar i dënimit me vdekje nga anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor të drejtuar Ramiz Alia, çoi në ekzekutimin e Havzi Nelës. Më 10 gusht 1988, në orën 02:00 të mëngjesit, ai u ekzekutua me varje në mes të qytetit të Kukësit. (Vikipedia)
Ahmet Qeriqi
2. 8. 2023
Prishtinë
Literatura:
Ahmet Qeriqi: Sadri Sahit Çatani, faqe 217-220
Dokumente gjyqësore të kohës
Vikipedia