Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, në mbledhjen e sotme, të cilën e drejtori kryetari Haxhi Shala, ka diskutuar për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Për të dhënë informacione më të hollësishme lidhur me kapacitetet ushtarake të saj, misionin dhe detyrat, procesin e pritshëm të transformimit, thellimin e bashkëpunimit rajonal, integrimin e komuniteteve pakicë, por edhe për prioritetet e Ministrisë së FSK-së në këtë fillim mandati, i pranishëm në këtë mbledhje ishte ministri Rrustem Berisha. Gjatë fjalës së tij para anëtarëve të komisionit, Berisha bëri një elaborim zhvillimit të deritashëm të FSK-së dhe gjendjes aktuale, duke e konsideruar atë mjaft të mirë. Duke folur për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura, Berisha tha se po vazhdojnë përpjekjet për të kompensuar kohën e humbur, ngase, sipas tij, ky proces do të duhej të përmbyllej qysh në vitin 2014.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …