Haxhi Shala: Qeveria Kurti nuk ka bër asnjë veprim të mirë për qytetarët, do të mbahet mend si qeveri e konferencave për media

Haxhi Shala: Mashtruesit formuan Gjykatën Speciale dhe me mashtrim u përpoqën ta nxjerrin veten prej saj

Deputeti i Nismës Socialdemokrate,  Haxhi Shala, është shprehur të jetë  neveritur nga qëndrimet kontroverse të kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi, veçanërisht pas tërheqjes së tij lidhur me shfyqizimin e  Gjykatës Speciale. Ai në një postim të tij ka shkruar se: “mashtruesit ishin ata që formuan Gjykatën Speciale, sikurse edhe me mashtrim u përpoqën tani ta nxjerrin veten prej saj, dhe kur mashtrimi po bëhej i dukshëm, u tërhoqën ashtu siç tërhiqen gjithmonë njerëzit e ligj. Inicuesi dhe krijuesi i Gjykatës Speciale, tani hedhë përgjegjësinë tek deputetët, duke treguar pafytyrësinë e tij të pashembullt, pasi që fillimisht mashtroi veteranët! Ai që inicoi dhe themeloi Gjykatën Speciale dhe shumë marrëveshje të tjera të dëmshme për Kosovën po përpiqet të vazhdojë ta mashtrojë opinionin  përmes deklaratave të fundit, të cilat kanë për qëllim vetëm shfajësimin e vetës së tij duke u thirrur në “ruajtjen e partneritetit strategjik me ndërkombëtarët”, ka shkruar mes tjerash deputeti, Haxhi Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …