Edhe pse Aleanca Kosova e Re e ka votuar qeverinë Kurti, nuk ka ndarje me Nismën Socialdemokrate, të cilat kanë gjashtë deputetë në Kuvendin e Kosovës. Këtë e konfirmon edhe eputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, që vjen nga Nisma. “Dy partitë nuk janë ndarë dhe ne mes neve ka demokraci. Ne ekzistojmë si Grup Parlamentar. Edhe e drejt e AKR-së për të votuar qeverinë. Pacolli ka premtuar publikisht se do të votojë qeverinë Kurti. Ne nuk deshëm të diskutojmë, është e drejtë e tij”, ka deklaruar Shala. Sipas tij, opozita e tashme do të jetë e zëshme në kritikat që do të jenë ndaj qeverisë Kurti. Shala bënë me dije se Nisma do të jetë monitoruese e qeverisë.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …