Haxhi Shala: Qeveria Kurti nuk ka bër asnjë veprim të mirë për qytetarët, do të mbahet mend si qeveri e konferencave për media

Haxhi Shala: Taksa 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë nuk duhet të hiqet derisa të arrihen efektet

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka deklaruar se taksa 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë nuk duhet të hiqet derisa të arrihen efektet për çfarë është vendosur. Ai ka thënë për “Epoka e re” se partia e udhëhequr nga Fatmir Limaj e mbështet kryeministrin Ramush Haradinaj deri në fund rreth kësaj çështjeje. Shala nuk beson se taksa mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Madje, sipas tij, do të ishte gabim i madh nëse vendi do të shkonte në zgjedhje të reja për shkak të taksës ndaj mallrave serbe. Kryeministri i vendit, Haradinaj, këmbëngul se taksa do të qëndrojë në fuqi derisa Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …