Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala thotë se dy partitë që po synojnë formimin e institucioneve, janë duke vrapuar pas pozitave të individëve, e jo për të mirën e Kosovës. Ai thekson se Vetëvendosje dhe LDK, që dolën të parat në zgjedhjet e 6 tetorit, janë duke u vonuar në formimin e institucioneve. Sipas tij, Kosovën e presin zhvillime me shumë vështirësi, si anëtarësimi në organizata ndërkombëtare. Ai shprehet se nuk do të këtë marrëveshje brenda këtyre dy partive, sepse ato nuk janë duke i besuar njëra-tjetrës dhe janë vetëm duke e shtyer sot për nesër.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …