Haxhiu: Shteti i Kosovës duhet të veprojë që kryesit e dhunimeve seksuale në Kosovë gjatë luftës

Haxhiu: Asnjëherë nuk e ngritim zërin tek faktori ndërkombëtar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore

Kosova nuk ka arritur asnjëherë të ngrisë mjaftueshëm zërin për të treguar se në Kosovën Lindore nuk respektohet e drejta elementare, mësimi në gjuhën amtare. Kështu ka thënë sot deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, e cila gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se Kosova nuk e futi këtë trevë shqiptare asnjëherë as në bisedimet me Serbinë. “Për mua çka është shqetësuese, përveç që mësojnë, gjenden për t’iu mësuar historinë reale të popullit shqiptar, ata tekstet i kanë të papërkthyera, por gjinden vullnetarisht në suaza të mundësive të mësimdhënësit për t’iu mësuar arsimin shqip atje. Pos që vazhdon diskriminimi i skajshëm i shtetit serb atje ne nuk po ia dalim për të treguar fuqinë tonë si shtet i Republikës të Kosovës, që pakicat tona serbe të diskriminuara pozitivisht, krahasuar me secilin komunitet që jeton në Republikën e Kosovës, asnjëherë nuk arritëm të ngritim zërin fuqishëm, tek secili faktor ndërkombëtar, për të treguar se taje shkelet e drejta elementare, mësimi në gjuhën amtare”, u shpreh ajo.

 

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …