Në Kuvend të Kosovës sot ka dështuar që të votohet ndryshimi i ligjit për automjete. Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dështimit të votimit të projektligjit për automjetet. “Deputetët e Kuvendit sot e patën shansin që me votën e tyre t’i japin goditjen monopolit dhe zhvatjes që po u bëhet qytetarëve. Kjo ishte e mundur nëse të njëjtit do ta ngritnin dorën lartë për të votuar projektligjin për heqjen e homologimit! Por ata sërish nuk votuan për interesat e qytetarëve por për interesat e oligarkëve!”, ka shkruar ajo.
