Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu ka paralajmëruar se së shpejti do të mbledhim nënshkrimet për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme kundër heqjes së taksës Serbisë. Ajo ka drejtuar akuzat të rënda ndaj kryeministrit, Albin Kurti për të cilin ka thënë se ka bërë marrëveshje me Listën Serbe për të hequr tarifën ndaj produkteve të tyre. “Kjo tashmë po shihet qartë, Albin Kurti ka pasur marrëveshje me Listën Serbe, për ta hequr taksën. Ky vendim i tij është në përputhje me kërkesën e Serbisë. Kjo do t’i shkaktojë dëme të mëdha shtetit të Kosovës. Ne si Aleancë fillimisht do të nisim mbledhjen e nënshkrimeve të domosdoshme për ta mbajtur seancën e jashtëzakonshme për këtë çështje. Pas kësaj do t’i shohim mjetet tjera që do t’i përdorim për ta ndaluar vendimin për heqjen e taksës. Kryeministri, Albin Kurti është duke i mashtruar qytetarët e Kosovës sepse deri më tani nuk ka mundur asnjëherë ta argumentojë se çka përfiton Kosova, në rast se hiqet tarifa, ka theksuar deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …