Albulena Haxhiu

Haxhiu: Drejtësia në Kosovë po punon me standarde të dyfishta

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu në një konferencë për media ka thënë se vendimet e Gjykatave në dy rastet e fundit janë skandaloze.“Dje dhe pardje ishim dëshmitar të dy vendimeve të padrejta dhe skandaloze. Gjykata Themelore në Prishtinë nxori një aktvendim për mbylljen e seancave gjyqësore ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj përbrenda sistemit të drejtësisë “Rasti i dytë ishte skandali që ndodhi dje, ku Gjykata Themelore në Prizren shpalli të pafajshëm drejtuesin e një grupi kriminal, Nuhi Ukajn apo ish-kreun e Gjykatës Komunale në Prishtinë i cili akuzohej për krim të organizuar dhe mashtrim. Sistemi i drejtësisë ka marr rolin e avokatëve apo të mbrojtësve të kriminelëve ose po shërben si lavatriqe e tyre”, ka shtuar deputetja Haxhiu, duke thënë se drejtësia po punon me standarde të dyfishta pasi sipas saj në rastet e personave të afërt me pushtetin, gjykatat po i lënë rastet të vjetrohen, ndërsa në rastet e kundërshtarëve politik, si anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, rastet nuk vjetrohen.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …