Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se mesazhet që po i marrin nga mërgata janë të panumërta. “Janë të panumërta mesazhet që po i marrim nga mërgata jonë për procedurat e regjistrimit për votim jashtë vendit”, ka shkruar ajo. ‘’Ky entuziazëm i mërgatës tonë është pasqyra e qartë që fitorja do të jetë pashmangshme. Vetëm edhe 24 orë kanë mbetur për regjistrimin e mërgatës. Deri tani janë me mijëra regjistrime, deri nesër do bëhen mijëra tjera“, thotë më tutje Haxhiu.
