Duke komentuar pjesëmarrjen në punimet e Seminarit të 93-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili mbahet në Prishtinë, deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, në një postim të saj thotë se është e papranueshme në atë Seminar prania e Marko Gjuriqit, i cili njihet zyrtarisht si drejtor i “Zyrës për Kosovë dhe Metohi”. Ai do të flasë nga pikëpamja e Beogradit për Dialogun. Kjo është skandaloze dhe e papranueshme. Tashmë dihet se panelistë në sesionin e dytë, do të jetë edhe Marko Gjuriq, i cili lufton Republikën e Kosovës. Kjo është skandaloze. Si ka lejuar Kuvendi i Kosovës, pjesëmarrjen e së ashtuquajturës zyre për ‘Kosovë dhe Metohi’, pasi Gjuriq do të përfaqësojë atë zyrë? Deputetja Haxhiu tani për tani nuk ka informacion se kush e ka përpiluar agjendën, por se për këtë skandal pret përgjegjësi nga Xhavit Haliti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …