Haxhiu: Në dialog po shkojnë persona të papërgatitur që pasuritë e Kosovës të ndërtuara me djersë po ndajnë me Serbinë

Haxhiu: Kosova nuk është aty ku deshën dëshmorët tanë, nën dritën e idealeve të tyre duhet të ndriçojë rruga jonë

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se në 21-vjetorin e çlirimit, Kosova nuk është aty ku deshën dëshmorët. Sipas saj, u përket të gjallëve të angazhohen e të punojnë për zhvillim e përparim e të mos lejohet pazari me vend. “Në 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës, i përkulemi sakrificës së gjitha grave e burrave që udhëhiqeshin nga ideali i lartë e dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës, edhe jetën e tyre. Sot, në 21 vjetorin e çlirimit, Kosova nuk është aty ku deshën dëshmorët tanë. Nën dritën e idealeve të tyre duhet të ndriçojë rruga jonë drejt realizimit të atyre synimeve kombëtare, ndërkaq sakrifica e tyre të jetë shtegu prej të cilit nuk duhet të devijojmë. Na përket neve të gjallëve që të angazhohemi e të punojmë për vendin që ta kthejmë zhvillimin e përparimin dhe të mos i lejojmë pazaret me vendin tonë. Kosova nuk i ka borxh askujt, përkundrazi. Nderime dhe respekt për të gjithë ata që kontribuuan për lirinë e Kosovës.Lavdi dëshmorëve të kombit!” ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …