Bekim Haxhiu nga PDK kërkon nga ministri Vitisë të informojë me shhumë qytetarët për furnizimin me vaksina

Haxhiu: Kuvendi i Kosovës duhet të mbaj seancë të jashtëzakonshme për gjendjen e krijuar nga pandemia

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka shkruar që Kuvendi i i Kosovës duhet të mbaj seancë të jashtëzakonshme për gjendjen e krijuar nga pandemia. Ai ka shkruar se përderisa Kosova po shkon drejt katastrofës shëndetësore, jemi pranë rrëzikut që sistemi shëndetësor të kolapsoj totalisht. “6 mijë e 765 raste pozitive, 20 vdekje nga COVID-19 në tri ditët e fundit në Kosovë. Nga data 29.03.2021 kur ka filluar vaksinimi për 5 muaj vetëm 12% të qytetarëve të Kosovës janë vaksinuar me dy dozat e vakisinës anti-COVID-19. Pa përgjegjësi totale e Qeverisë së Kosovës, përderisa Albin Kurti merret  me Bulliqin e Isufin për tema aspak aktuale, Arben Vitia kandidon për Prishtinën, mjekët janë pa mbështetje, spitalet janë  pa barna, pacientët pa mbështetje! Duke parë paaftësinë dhe papërgjegjësinë e Qeverisë dhe të Presidentes, kërkoj nga Glauk Konjufca kryetar i Kuvendit të Kosovës që të thërras seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për të diskutuar për situatën me pandeminë në të cilën është futur vendi’ ka shkruar në mes tjerash, deputeti Bekim Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …