leoni

Haxhiu: Kuvendi i Kosovës nuk ka legjitimitet për zgjedhjen e kryetarit të Shtetit

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulenë Haxhiu, ka thënë për mediet se opozita e bashkuar ka qëndrim të qartë sa i përket seancave plenare. Ajo ka deklaruar me këtë rast se Kuvendi i Kosovës nuk ka legjitimitet për zgjedhjen e kryetarit të Shtetit.  Situata në Kosovë është e jashtëzakonshme dhe natyrisht që rrethanat nuk kanë ndryshuar, nuk ka ndryshuar as qëndrimi i opozitës së bashkuar. Është thjesht e pakuptimtë që një njeri i cili i ka sjell kaq shumë dëme vendit  të emërohet në postin e  kryetarit të Kosovës. Ai para së gjithash  do duhej të jepte përgjegjësi, qoftë politike apo penale me gjithë dëmin që i ka krijuar vendit, ka thënë mes tjerash, deputetja Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …