Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se me entuziazmin e qytetarëve kanë bërë hapjen e fushatës zgjedhore në Mitrovicë. Ajo ka thënë se më 6 tetor, një shoqëri e tërë do të marrë frymë sepse siç ka shkruar ajo tashmë erdhi dita “Me entuziazmin e qytetarëve të Mitrovicës, e hapëm fushatën zgjedhore. Më 6 Tetor, një shoqëri e tërë do të marrë frymën tonë sepse Erdhi dita! Erdhi dita të hedhim në deponi projektin e krimit të organizuar kundër shtetit të Kosovës. Erdhi dita për shtetin e së drejtës. Ne duhet të ndërtojmë bashkarisht idenë se morali dhe ligji përputhen si vepër e shoqërisë. Ne duhet të ndërtojmë bashkarisht idenë se morali dhe drejtësia përputhen si vepër e qeverisë. Ne duhet të synojmë që shoqëria të bëhet bashkësia e njerëzve që e respektojnë ligjin, ndërsa shteti të jetë bashkësia e institucioneve që respektojnë të drejtën. Ndaj, me thjeshtësinë e viteve të përpjekjeve tona, me respektin për vuajtjet e popullit tonë, këtu në Mitrovicë i urojmë njëri-tjetrit ditën e 6 Tetorit, ditën e ringritjes sonë me qeverinë Kurti dhe me Kosovën Republikë e popullit të vet”, ka shkruar ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …