Bekim Haxhiu e akuzon përsëri ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, për keq menaxhim të pandemisë

Haxhiu: Nuk ka vaksinim masiv por propagandë të Qeverisë që mundohet të na bind se ka

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu i ka quajtur propagandë deklaratat e Qeverisë Kurti se në Kosovë është duke u bërë vaksinimi masiv i popullsisë. Ka keq menaxhim, ka mos informim, një proces i vaksinimit shumë i ngadalshëm i cili po dështon. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë të angazhuara 251 ekipe. Në vizitën që kemi pasur në sallën ‘1 Tetori’ kemi parë më shumë personel shëndetësor të angazhuar sesa që ka vaksina. Nuk po ndodh vaksinimi masiv vetëm është diçka e proklamuar, e propaganduar nga Qeveria por në fakt në teren nuk është duke ndodhur një gjë e tillë. Ministri prej fillimit të punës së tij vetëm një herë ka ardhur në raportim në Komision Parlamentar për Shëndetësi. Procesi i vaksinimit po shkon ngadalë. Ka shumë pak vaksina më pak se 25 mijë për ditët në vijim dhe kjo duket të jetë arsye që Ministria e Shëndetësisë po e ngadalëson procesin e vaksinimit për shkak se nuk ka vaksina” ka deklaruar mes tjerash deputeti, Bekim Haxhiu gjatë intervistës për Ekonomia Online.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …