leoni

Albulena Haxhiu i thotë Lutfi Hazirit: Kryeministri është vendosur më 6 tetor

Haxhiu: Nuk kemi besim tek deputetët e shumicës për Demarkacionin

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk ka besim tek deputetët e koalicionit rreth çështjes së demarkacionit, duke marrë në konsideratë faktin se ndaj tyre shpesh është bërë presion. “Është e vështirë për të dhënë një mendim të prerë se a i kanë apo jo numrat. E them kështu për faktin se shumë shpesh mbi deputetët e Kuvendit është bërë trysni dhe jo rrallë, deputetët kanë tregtuar votën e tyre. Kjo është arsyeja se pse ne si grup parlamentar nuk e kemi komoditetin të qëndrojmë pasiv nëse ajo marrëveshje sillet në Kuvend, sepse, thjesht nuk kemi besim në shumicën e deputetëve të kësaj mazhorance”, ka thënë ajo. Sipas deputetes Haxhiu, marrëveshja për Demarkacionin është e vdekur. “Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, e cila i falë mbi 8000 hektar Malit të Zi, nuk duhet të procedohet në Kuvend. Ajo marrëveshje ka vdekur më 1 shtator të vitit 2016. Sikur të kishim një kryeministër të përgjegjshëm, ajo marrëveshje do të kthehej në pikën zero e sidomos duke pasur parasysh gatishmërinë e Malit të Zi, që e njëjta marrëveshje të rishqyrtohet”, Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …