Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës, për lejimin e organizimit të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. Ajo përmes një statusi në rrjetin social ka shkruar se lejimi i organizimit të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është dorëzimi dhe gjunjëzimi i radhës karshi Serbisë. Siç ka shkruar ajo, qeveria ilegale dhe pa mbështetje popullore, po e konsideron Kosovën si vend në të cilin Serbia ka hise. Tutje Haxhiu ka thënë se ish-Qeveria Kurti ia ktheu dinjitetin vendit me qeverisjen e saj.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …