Haxhiu: Vendimet e shfuqizuara sot nga qeveria nuk prekin pagat e prokurorëve e gjyqtarëve

Albulena Haxhiu: Paralajmërimi i Haradinajt për paga shtesë prokurorëve special, tendencë për t’ia mbyllur gojën atyre

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas paralajmërimeve të kryeministrit Haradinaj, se nga e marta, të gjithë prokurorët special do të përfitojnë shtesa për punën e tyre në hetimin e veprave që lidhen me korrupsionin. Ajo ka thënë se kreu i ekzekutivit po tenton t’ua mbyllë gojën prokurorëve që po merren me rastin e ngritjes së pagës së tij. “Sipas i informacioneve që i kemi, kallëzimin penal që e kemi deponuar për vendimin e paligjshëm të Qeverisë Haradinaj, për ngritjen e pagave për vete, është duke e trajtuar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Paralajmërimi i Haradinajt, për shtesa prokurorëve të Prokurorisë Speciale përveç tjerash është edhe tendencë për t’ia mbyllur gojën prokurorëve special”, ka shkruar Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …