leoni

Bekim Haxhiu: Qeveria Kurti po e shfrytëzon pandeminë për të punësuar 1000 militantë partiakë para zgjedhje lokale

Haxhiu: PDK ende nuk e ka shqyrtuar hyrjen në Qeveri ndonëse qytetarët po e shohin se nuk ka vendimmarrje

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se kjo parti nuk e ka shqyrtuar çështjen e hyrjes në Qeveri duke shtuar se PDK ka vendosur të qëndrojë në opozitë. “Të gjitha i kanë shlyer vijat e kuqe sepse po e shohin se s’kanë aftësi për të qeverisur. E kemi përcaktuar në mbrëmjen e 6 tetorit dhe kemi vendosur që të rrimë në opozitë dhe të shohim se çfarë mund të bëjnë këto parti që u thirrshin në koalicionin e shpresës”. “Kemi parë kryetarin e LDK-së që po rezervon poste për ne pa na pyetur neve. Po ka më shumë shtytje prej mediave dhe qytetarëve që PDK të jetë pjesë e Qeverisë sepse po e shohin se nuk ka vendimmarrje pa ne në Qeveri”, ka delaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje verbale në Kuvendin e Prishtinës për Planin Zhvillimor Komunal 2025–2033

Një përplasje verbale ka ndodhur sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës ndërmjet ish-nënkryetarit Dardan Sejdiu …