Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka shkruar se Qeveria Kurti është vënë në mbrojtje të Milan Radojçiqit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit, kundër veteranëve dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Nën urdhrat e Kurtit me direktiva të Mihajlovskes, krejt fëmijët e UDB-shave dhe jugonostaligjikët të mobilizuar me statuse kundër protestës së veteranëve të UÇK-së. Fali o Zot se nuk po e dinë çfarë po bëjnë, janë vënë në mbrojtje të kumbarisë së fshehtë me Radojçiqin e Vuçiqin kundër qytetarëve, kundër veteranëve, kundër UÇK-së. Ua shpërfaqi saktë Mimoza e deleguara e kuislingut Kurti se kush janë këta matrapazë që po duan ta izolojnë e sanksionojnë Kosovën, ta dëmtojnë ardhmërinë e shtetit tonë”, ka vlerësuar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …