Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Qeveria nuk duhet ta procedojë për në Kuvend, Projektligjin për Kodin Civil pa siguruar votat e mjaftueshme për kalimin e tij. Ajo ka thënë se disa ligje duhet të ndryshohen mesqë sipas saj, ata janë të stërvjetëruar dhe duhet t’i zëvendësojnë me ligje të reja. “Unë konsideroj që Kodi Civil është jashtëzakonisht i rëndësishëm si dokument sepse adreson të drejtat e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe ligjet e fushës civile të cilat janë disa në Republikën e Kosovës, e të cilat janë fuqi janë të stërvjetëruar dhe nuk i përgjigjen fare rrethanave aktuale në Republikën e Kosovës” ka thënë për Ekonomia Online, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …