leoni

Bekim Haxhiu: Ekipet tona mjekësore po fyhen dhe poshtërohen në veri, Qeveria Kurti po hesht

Haxhiu: Rritja e numrit të rasteve është shqetësuese dhe paralajmërim se vendi po hyn në valën e tretë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, rritjen e numrit të rasteve ditëve të fundit me virusin e sheh si shqetësuese dhe paralajmërim se vendi po hyn në valën e tretë të pandemisë. Haxhiu ka shkruar se rritja progresive në javën e fundit e numrit të rasteve pozitive dhe rasteve aktive është shqetësuese, andaj kërkon një kujdes maksimal të të gjithëve për uljen e këtyre shifrave. “Respektimi i Ligjit AntiCovid-19, respektimi i rekomandimeve të IKSHPK-së dhe vendimeve të MSH-së, mbajta e maskës, distancës, higjiena, dezinfektimi i duarve, shmangia e tubimeve duhet të jenë prioritet për çdo qytetar të Kosovës me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …